Kur mishi i një kafshe është hallall ?

. . . .. . .. Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të . . Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të . gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit
(Kjo është lutja e pare që
çdo besimtar i fesë Islame duhet të thotë kur nis të bëjë apo të merret me diçka)
Therja e ligjshme
Therja e ligjshme (e
lejueshme) ka kushte, disa kanë të bëjnë me personin që bën therjen, disa me
mjetin që bëhet therja dhe disa me mënyrën e therjes.
Me therjen ligjore (të
lejueshme) nënkuptojmë dhe duhet të kemi parasysh therjen e kafshëve duke e
bërë prerjen e tyre me kushtet që do t’i përmendim më poshtë
Therja është obligim, prandaj
edhe dijetarët e fikhut janë në pajtim se ajo kafshë që nuk është prerë sipas
dispozitave të sheriatit, nuk lejohet ngrënia e saj. Argument për këtë kemi
ajetin e Kuranit : “Juve u janë ndaluar t`i hani: ngordhësirat, gjakun, mishi e
derrit, ajo që therret jo në emër të Allahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuara,
e shpuara ( nga briri i tjetrës, ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që
arrini ta therrni (para se të ngordhë)…” (Maide, 3)
Kushti i parë:
Personi i cili e bën therjen duhet të jetë:
1. I mençur, nuk pranohet nëse prerjen e bën i çmenduri, i
dehuri dhe fëmija i vogël që nuk është i vetëdijshme për atë që bën.
2. Të jetë musliman.
A lejohet ngrënia e shtazës së therrur nga jomuslimani?
a) Nëse jomuslimani është nga ithtarët e librit (të krishterët
dhe çifutët) atëherë është i lejuar. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe ushqimi i
atyre që u është dhënë libri (të krishterët dhe çifutët) është i lejuar për
ju…” (Maide, 5)
Buhariu thotë se Ibën Abasi ka thënë se qëllimi në këtë ajet
“ushqimi i tyre” është ajo që e therin.[1]
Nëse ithtari i librit nuk e përmend emrin e Allahut, a lejohet
ushqimi i tij?
Në qoftë se nuk e dimë, a e ka përmendur apo jo, atëherë
lejohet, në bazë të ajetit të mësipërm.
Nëse e dimë të sigurtë se nuk e ka përmendur emrin e Allahut,
atëherë te dijetarët ka mospajtim dhe e verteta është se nuk lejohet, për shkak
se përmendja e Allahut gjatë prerjes është kusht. [2]
Atë që është e nevojshme të përmendim këtu është edhe ajo se nuk
e kemi obligim të pyesim se si e kanë prerë ithtarët e librit kafshën, a e kanë
përmendur emrin e Allahut apo jo.[3]
Nëse përmend emrin e dikujt tjetër qoftë idhull apo profet
(p.sh: Isait) atëherë nuk lejohet.
b) Nëse jomuslimani është ateist apo idhujtar, atëherë prerja e
tyre është e ndaluar. Argument për këtë është ajeti i lartëpërmendur ku lejon
vetëm prerjen e ithtarëve të librit. Gjithashtu, mund të argumentojmë me
hadithin e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) kur është
pyetur se çfarë është dispozita për adhuruesit e zjarrit (idhujtarët) ai ka
thënë: “Vendosini atyre dispozitën e ithtarëve të librit ( për marrjen e
xhizjes), përveç ngrenies së mishit të tyre dhe martesës me ta.”[4]
Kushti i dytë:
Të bëhet therja me mjete të mprehta (të rrjedhë gjaku).
Kushtëzohet që mjeti të mos jetë prej dhëmbi, thoi apo kocka.
I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë:
“Ushqehu me atë (prerje) që e rrjedh gjakun, perveç mos të jetë (mjeti) nga
dhëmbi dhe thoi”[5]
Kushti i tretë:
Të bëhet prerja e pjesëve në fyt që të rrjedhë gjaku.
Janë katër gjëra në fyt që priten gjatë therjes: kanali ku shkon
ajri, kanali ku shkon ushqimi dhe dy kanale të gjakut. E mjaftueshme është që
të priten tri nga këto katër kanale.
Shejh Muhamed Salih Uthejmin thotë se mjafton edhe nëse priten
vetëm dy kanalet e gjakut, me argumentin se Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i
Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ushqehu me atë prerje që rrjedh gjaku…” e
rrjedhja e gjakut bëhet me prerjen e këtyre kanaleve.
Kushti i katërt:
Përmendja e emrit të Allahut para prerjes.
Allahu i Lartësuar thotë: “Ushqehuni nga ajo që është përmendur
emri i Allahut!”




Comments
Post a Comment