Standarti yne



SOFRALB      sh.p.k.
Thertore - Përpunim mishi
   
  

Në këtë material
  1. Biznesi i garantuar nga konventa ndërkombëtare
  2. SOFRALBA një investim suksesi
  3. Dritëhijet e këtij biznesi në Tiranë
  4. Kapacitetet
  5. Kostot dhe shpenzimet
  6. Një prespektivë e sigurtë
  7. Të investosh për stabilitetin tënd
  8. Kur dashurohesh me investimin tënd
  9. Gjërat e bukura të këtij biznesi
  10. Partneritet bashkëpunimi


1.     Biznesi i garantuar nga konventa ndërkombëtare
Shqipëria e destinuar ҫdo ditë e më tepër drejt Europës.                                                     Anëtarësimi në BE nuk është vetëm marrëveshje politike apo plotësim i kushtesh fasadë. Hapja e negociatave dhe pranimi në BE do të thotë aplikim dhe zbatim i standarteve për të jetuar si europian dhe me rregulla të qarta.
Ligjet për konsumatorin dhe trajtimin e produkteve ushqimore janë themeli kryesor i të qënurit europian, kjo gjë, e sanksonuar me ligje  dhe e detyruar nga konventa ndërkombëtare duhet të jetë 100% e aplikuar.
E thënë shqip në gjuhën e këtij biznesi ASKUSH NUK DO TЁ THERЁ JASHTЁ STANDARTEVE
Kjo është e kushtëzuar me ligj dhe ҫdo ditë e më shumë e detyruar nga kërkesat e konsumatorit

2.     SOFRALBA një investim suksesi
Edhe pse në një kohë më të herëshme, rreth viteve 2008, vizioni se dita e sotme, patjetër do të vinte, nisi rrugëtimin investimi në SOFRALBA.
M
ë tepër se aplikimi i standarteve dhe ligjshmërisë, sot, konsumatori është shumë më kërkues dhe i informuar pëҫdo gjë që ndodh rreth tij ndaj investimi i kryer jo vetëm plotëson të gjitha normat dhe standartet e përcaktuara nga Brukseli por është edhe një biznes pararojë drejt fitimeve të sigurta.
o      E pozicionuar në pikë strategjike më të mirën e mundëshme të Bashkisë Tiranë
o      Ndërtuar në një tokë truall në pronësi me sipërfaqe të konsiderueshme për investimin
o      Një ndërtim industrial i parametrave bashkëkohorë ndërthurur me ambjente shërbimi
o      Investim që përballoi me sukses vështirësitë dhe standarte që i paraprijnë dekadave
o      Një fushë biznesi me parametra thuajse 0 të riskut

3.     Dritëhijet e këtij biznesi në Tiranë
Tirana sot është jo vetëm metropoli i Shqipërisë por edhe qyteti me dendësinë më të madhe të popullsisë, thuajse 1/3 e shqipëtarëve jeton në Tiranë
Mesatarja ditore e konsumimit te mishit te vicit është rreth 300 krerë dhe në progres rritje të vazhdueshme.
Kjo sasi kryesisht tregëtohet nga rreth 400 dyqane shitje specifikisht liҫencuar si dyqan mishi, pa marrë në konsideratë supermarketet dhe minimarketet që tregëtojnë produktet dhe nën produktet e përpunuara të mishit, as edhe restorantet apo pikat e tjera fundore të konsumit të mishit si fastfood, zgara etj.
Konsumatori duke rritur kërkesat e tij shton presionin ndaj shitësit që ky i fundit për të ruajtur imazhin dhe klientelën e tij gjen, blen, trajton dhe ofron për konsum vetëm produkte të garantuara. Kjo garanci kërkohet edhe ndaj bashkëpunëtorit të tij të vetëm profesionist dhe me standarte në bashkinë e Tiranës SOFRALB
Shitësit së pari kërkojnë; besueshmëri, korrektësi dhe standarte
           
4.     Kapacitetet
Stalla pritëse ka një kapacitet të konsiderueshëm për pritjen dhe komodimin e kafshëve por mund të ketë suport 10 herë më të madh për raste provizore në hapësirat e tjera.
Proҫesi i therjes dhe përpunimt ka kapacitet dhe hapësirë kohore 24 orë në dispozicion nëse është e nevojshme të punohet me tre turne dhe nëse punohet me mesataren shqiptare 15 – 20 minuta për kafshë (ndryshe nga standarte europiane 10 -12 minuta) në 24 ore trajtohen 72 kokë kafshë, kundrejt 120 të standartit europian.
Në rastet e përpunimit të mishit edhe për konsum nga vetë thertorja, kapaciteti i magazinimit në dhomat frigoriferike arrin nga 150 deri në 180 kokë kafshë të mëdha
Investimi në ambjentet e tjera ndihmëse bënë të mundur që ҫdo pjesë e kafshës të jetë e dobishme dhe e përpunueshme pa humbur asgjë prej tyre 
5.     Kostot dhe shpenzimet
Standartet dhe investimi në këtë sipërmarrje kanë bërë që teknologjia e automatizuar të zëvendësojë shumë proҫese pune dhe përballimi i tyre kryhet nga një personel i kualifikuar por i vogël në numër.
Personeli Në total 9 persona
                        3 ekspertë kasapë për therjen (me turne)
                        2 ndihmësa që kontrollojnë linjën dhe proҫeset e tjera
                        1 veteriner i liҫencuar që është edhe kontrollori i të gjitha proҫeseve
                        1 arketare që mban dhe faturat hyrje-dalje
                        1 shofer që bën shpërndarjen
                        1 roje që bën edhe mirmbajtjen e ambjenteve
Më specifikisht për pagesat (informacion i rezervuar. Pyet për më shumë)           
Shpenzimet e tjera:
o      Dezifektantë
o      Energjia elektrike
o      Karburanti
o      Taksat vendore

6.     Një prespektive e sigurtë
Instikti parësor i njerzimit për të mbijetuar është ushqimi. Njerzit e ushqyer mirë veprojnë dhe punojnë në komunitet duke formëzuar të gjitha kompleksitetet e  bukura ose jo të jetës.
Ushqimi parësor me proteina nuk ndalet derisa njerzimi  të jetojë
Në të gjitha kohërat dhe vështirësitë me të cilat është përballur njerzimi; luftëra, kriza ekonomike, pandemi, katastrofa natyrale etj. parësore ka qënë garantimi i furnizimit të popullsisë me ushqim, ku padyshim mishi është ndër produktet më kryesore dhe i pazëvendësueshëm. Konsumi i tij është gjithmonë e më shumë në rritje sidomos në qytet metropol

7.     Të investosh për stabilitetin tënd
Një strukturë tashmë e ngritur dhe e mirë organizuar është funksionale për një kohë shumë afatgjatë. Klientela e lidhur jo vetëm me kontratë por edhe me mirëbesimin ndaj një shërbimi korrekt është e orientuar të sillet si një partnere e sigurtë në një bashkëpunim të përditëshëm. Biznesi  strukturuar nuk ka surpriza, nuk konsumon energji të reja veҫse të ruajë korrektësinë dhe ritmin në progres rritje.
8.     Kur dashurohesh me investimin tënd
Më tepër se një biznes ky është një shërbim që, i kryer në mënyrë korrekte dhe profesionale krijon respekt, dashuri dhe mirësi tek njerzit të cilët shërbehen nga puna jote. Të prodhosh dhe të trajtosh shërbimin tënd në favor të njerëzve e bën këtë investim të meritojë dashurinë dhe bekimin e të gjithëve
9.     Gjërat e bukura të këtij biznesi
Janë dy kategori klientësh që shërbehen nga kjo punë, klientela parësore që lidhet direkt me shërbimin në fabrikë, dhe mijra klientë të shërbyer në familjet dhe për shëndetin e tyre. Të dyja këto kategori vetëshërbehen duke bërë zgjedhjen e tyre në këtë partnertitet. Dhe ju jeni thjeshtë të kënaqur që oferta juaj jep zgjidhjen e duhur për to. Këtu flasim për mishin hallall
10.                          Partneritet bashkëpunimi
Të gjithë duan të kenë siguri dhe kjo krijon hapësira të reja për zgjerimin e tregut i cili ka hapësira për partneritete të reja duke i rritur përditë e më shumë të mirat nga investimet e reja, të vlefshme këto edhe në zonat e afërta. Ju mund të bëheni partneri ynë, na kontakto

Comments